Sporti

Tifozët kërkuan ndihmë nga O’Connell për ta ndalë Anglinë

09/11/2019 21:57
nga:Lorik J

Përballje si ajo e së martës mbrëma mes Anglisë dhe Kosovës kishte rëndësi të veçantë për kosovarët. Andaj të gjithë nguteshin t’i kryejnë obligimet për të shikuar ndeshjen të qetë.

Kah fundi i pjesës së parë Kosova nuk i kishte punët mirë. Prandaj u kërkua ndihma e një miku të madh të kosovarëve. Iu bë thirrje ish-ambasadorit britanik Ruairi O’Connell.