Sporti

Tifozët kënduan kore kundër Griezmann dhe Barcelonës| Atletico Madrid është në telashe të mëdha

12/03/2019 16:17
nga:Lorik J

Delegatët ndeshjes Atletico Madrid – Barcelona tashmë kanë raportuar në Komitetin Ekzekutiv për koret kundër Griezmann në këtë ballafaqim.

Skuadra e Atletico Madridit mund të jetë në telshase të mëdha për shkak të sjelljes së turpshme të tifozëve të tyre, të cilët kënduan kore “Vdekje për Griezmannin” në takimin e së dielës, ku Barcelona fitoi me rezultatin 0:1, përcjell GazetaBlic.

Komunikata drejtuar Komitetit është kjo:

1. Në minutën e 7-të të ndeshjes, rreth 2000 tifozë vendas të vendosur në sektorin e Jugut, prapa golës kënduan kore kundër Barcelonës.

2. Pak para startit të pjesës së dytë, të njëjtit tifozë kënduan korin: “Vdekje për Griezmannin”

3. Në minutën e 72’të, tifozët e vendosur në jug sërish kënduan kore kundër Barcelonës.

4. Në minutën e 86-të të ndeshjes, dhe pas golit të Messit, nga njëra anë ku gjendeshin tifozët vendas, u hodh një ombrellë në fushë. Kjo ombrellë u mor nga gjyqtari i takimit dhe iu dorëzua delegatit lokal.

Në ditët në vijim pritet që Federata spanjolle të vendosë për dënimin që do t’i jepet Atletico Madridit.

/GazetaBlic/