Sporti

Tifozët hakmerren ndaj festimit të Coutinho

04/20/2019 23:16
nga:Ideal

“Camp Nou”, shumë e ndërgjegjshme për festimin e Coutinhos në golin ndaj Manchester United, nuk ka harruar të hakmerret ndaj brazilianit.

Coutinho, autor i golit spektakolar që vulosi fitoren 3-0 ndaj Manchester United vetëm 4 ditë më parë, në përballjen që kualifikoi katalanasit në gjysmëfinalen e Champions League, festoi duke mbyllur veshët në shenjë revolte ndaj kritikave të tifozëve.

Pikërisht këta të fundit nuk e kanë kaluar lehtë atë gjest të brazilianit dhe gjatë ndeshjes që Barça fitoi këtë të shtunë 2-1 ndaj Real Sociedad, në minutën e 72’ kur Coutinho u aktivizua në vend të Dembele nuk kanë kursyer vërshëllimat dhe kontestimet.

Futbollisti Brazilian po kalon një sezon jo të mirë, karakterizuar nga një performancë e çrregullt, ndonëse nuk kanë munguar edhe golat e bukur sikurse ishte ai ndaj Manchester United.