Sporti

Tifozët e Realit preferojnë Kubon në vendin e Asensios

07/26/2019 20:11
nga:M K

Gazeta AS e Spanjës ka pyetur në një anketë online se kënd e preferojnë tifozët si zëvendësues të mundshëm të Asensios, me tifozët që preferojnë japonezit para opsioneve tjera

Real Madridi është përballur me një lëndim të rëndë para sezonit 2019-20, kur Marco Asesnio lëndoi ligamentet e kryqëzuara të gjurit, të cilat do ta lënë jashtë fushave atë për një sezon. Incidenti ndodhi gjatë ndeshjes në mes të Los Blancos dhe Arsenalit në kuadër të International Champions Cup në minutën e 64-të.

Dilema

Lëndimi i Asensios ka shkaktuar kokëqarje për trajnerin francez Zinedine Zidane por fatmirësisht për menaxherin francez, ai ka dy zëvendësues në dorë e që kanë treguar formë të mirë gjatë kësaj vere: tinejxherin japonez, Takefusa Kubo dhe sulmuesin e krahut brazilian, Rodrygo Goes. Të dy lojtarët fillimisht ishte menduar se do të luajnë për skuadrën e dytë Real Madrid Castilla në devizionin e tretë të Spanjës.

Klubet e La Ligës kanë të drejtë të luajnë me vetëm tre lojtarë që nuk kanë nënshtetësi të vendeve të Bashkimit Europian kurse këta tre lojtarë që luajnë në Real Madrid dhe që nuk kanë nënshtetësi të Europës janë Valverde, Militao dhe Vinicius.

Pritet që Valverde të merr një pasaportë të një shteti Europian shumë shpejt kështu që njëri prej këtyre tre vendeve do të lirohet e të cilin mund ta zërë ose Rodrygo ose Kubo, e ku njëri prej tyre do të mbetet në Castilla 2B.

Gazeta spanjolle AS ka pyetur tifozët e AS në gjuhën angleze se cilin nga këta lojtarë preferoni për ta zëvendësuar Asension. Margjina e dallimit ishte e ngushtë por 54 për qind ishin në favor të Kubos kurse 46 për qind të votave ishin për sulmuesin anësor brazilian.

08/19/2019 01:58

Aksident tjetër me fatalitet