Sporti

Tifozët e Real Madridit “tradhëtojnë” Neymarin, nuk e dëshirojnë në “Bernabeu”

08/10/2019 08:19
nga:M K

Vazhdon edhe më tutje të jetë njëra nga temat më të përfolura.

Fjala është për Neymarin, i cili sipas të gjitha gjasave do të largohet nga “Parku i Princave”, shkruan GazetaBlic.

Ai ka deklaruar se kërkon largimin nga Franca, pasi nuk ka pranuar të paraqitet për PSG-në në ndeshjet përgatitore para fillimit të edicionit të ri.

Ndërkaq, përveç Barcelonës, edhe Real Madridi mbetet si njëri nga destinacionet, por tifozët e kampionëve të 13-fishtë evropian nuk e dëshirojnë futbollistin brazilian në radhët e veta.

Kjo është parë në një sondazh të prestigjiozes “AS”, ku nga 137 mijë tifozë, 57.9 % kanë votuar për jo, do me thënë që nuk e dëshirojnë një zbarkim eventual të tij në kryeqytetin Iberik.

Gjithsesi, mbetet të shihet sesi do të rrjedhin gjërat në vazhdim të afatit kalimtar, tash kur po bëhet më “nxehtë” se kurrë.

/GazetaBlic/

10/30/2019 17:23

​Alves: Neymar ka ndjeshmërinë e fëmijëve