Tifozët e Newcastle u sulmuan nga një grup tifozësh të Paris Saint-Germain, në një lokal në Paris.
Në pamjet e kapura, mund të shihen tifozët e Magpies , brenda hapësirës, duke u përpjekur të mbrohen nga ultrasit e PSG- së. Karriget dhe tavolinat janë hedhur nga njëra anë në tjetrën dhe nga ana e tifozëve të ekipit pritës shihet edhe përdorimi i mjeteve piroteknike, përcjell GazetaBlic Sport.
Ndeshja mes PSG-së dhe Newcastle për Champions League do të zhvillohet këtë të martë, në orën 21:00. Kujtojmë se në ndeshjen e turit të parë pati edhe përplasje para ndeshjes, të cilën anglezët e fituan 4-1.
Psg fans attacking a pub full of Newcastle fans in Paris tonight! ?????????? pic.twitter.com/XHMBLa6EBr
— Football Fights (@footbalIfights) November 27, 2023