Sporti

Tifozët e nevrikosur i vjedhin makinën gjyqtarit

03/13/2018 10:05
nga:M H

Vendimet e diskutueshme të gjyqtarëve ndonjëherë i detyrojnë tifozët të reagojnë në mënyrë të keqe.

Ka nga ata që i pranojnë dhe nga ata që reagojnë me kore dhe ofendimeve, por ka edhe nga ata që i kalojnë caqet. Ndonjëherë tifozët futen në fushë, por këtë herë ata kanë shkuar deri aty sa i kanë vjedhur makinën! Kjo është ajo që ka ndodhur në Sywell, qytezë në Northamptonshire në Angli, atje ku disa tifozë kanë vendosur të hakmerren me gjyqtarin, duke e lënë pa makinë. Në ndeshjen e javës së kaluar formacioni mik ka gjetur golin e barazimit të përkohshëm 1-1, me një penallti të diskutueshme dhe pas një goli të anuluar për vendasit.

Në pjesën e dytë Sywell pësoi edhe një gol tjetër, duke arritur më pas të gjejë barazimin 2-2, çerekore para fundit. Në minutën e 90-të, vendasit arritën të shënojnë edhe golin e fitores, por gjyqtari e anuloi. Nuk mbaron me kaq, gjyqtari e shtoi ndeshjen 13 minuta dhe në minutën fundit, Enfield gjeti golin e tretë me kundërsulm duke marrë tre pikët. Këto seri episodesh kanë shkaktuar tërbimin e tifozëve kuqezi që në fund të ndeshjes kanë vjedhur makinën e gjyqtarit, një Peugeot 307, e cila gjithsesi u kthye mbrapsht pak orë më vonë, pas një apeli të klubit në “Twitter”.

11/03/2018 16:12

Gjyqtari anulon golin e vitit nga gjuajtja e lirë, nuk dihet arsyeja