Sporti

Tifozët e Napolit do të lejohen në Camp Nou?

03/05/2020 23:38
nga:M K

Me 18 Mars zhvillohet ndeshja e kthimit e fazës së parë të eliminimit direkt në Ligën e Kampionëve mes Barcelonës e Napolit.

Përderisa Italia ka marrë vendim që aktivitetet sportive të pezullohen për tifozë deri më datën 3 Prill, duket se nuk do të jetë problem që ata të Napolit të jenë prezentë në Camp Nou, përcjell GazetaBlic.

Të paktën kështu raportojnë mediat nga Apeninet, që konfirmojnë se biletat për pjesën e rezervuar, pra që u takon mysafirëve janë në shitje.

Interesante kjo, megjithëse ende nuk ka asgjë definitive.

Gjithsesi, mbetet të shihet deri më datën 17, atëherë kur edhe do të mësohet përfundimisht kjo çështje.

/GazetaBlic/

07/01/2020 09:39

Busquets e pranon: Mbrojtja e titullit, e vështirë