Sporti

Tifozët e Maltës ‘pushtojnë’ Prishtinën

10/11/2018 18:32
nga:Lorik J

Dardanët sot nuk do të jenë tifozët e vetëm në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë

Sonte duke filluar nga ora 20:45 zhvillohet ndeshja në mes të Kosovës dhe Maltës në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

E përpos mijëra tifozëve dardanë që do të jenë në stadium sonte, në Prishtinë sot janë parë edhe dhjeta tifozë maltezë.

Ata kanë parakaluar nëpër sheshin e Prishtinës duke brohoritur për Kombëtaren e tyre.