Sporti

Tifozët e Liverpoolit në “shok”, Alcantara në Barcelonë

09/10/2020 14:00
nga:M K

Dje mungoi në stërvitjet e Bayernit, ndërsa sot duket të ketë zbarkuar në Barcelonë.

Alcantara do të largohet sigurt nga Bayerni, por destinacioni i tij i ardhshëm edhe më tutje mbetet në mëdyshje, përcjell GazetaBlic.

Liverpooli është skuadra më e interesuar për t’i siguruar shërbimet e spanjollit të lindur në Itali, megjithatë një zbarkim i çuditshëm i futbollistit në Kataloni, ka ngjallur reagime.

Ende nuk dihet nëse ai ka ardhur për ndonjë marrëveshje eventuale, apo thjesht një udhëtim bashkë me miqtë.

Gjithsesi, mbetet të shihet nëse gjatë ditës mund të kemi ndonjë zyrtarizim lidhur me këtë çështje, edhe pse vështirë të ndodhë.

Kujtojmë, Bayerni kërkon 30 milionë euro për të hequr dorë nga 29 vjeçari.

/GazetaBlic/

10/24/2020 15:02

Formacionet zyrtare: Barcelona – Real Madrid