Sporti

Tifozët e Dortmundit në “shok” – Milionerët në disavantazh prej 3 golash pas pjesës së parë

11/22/2019 21:26
nga:M K

Është mbyllur para pak çastesh 45 minutëshi i parë i sfidës së parë të xhiros së 12’të në Bundesligë.

Skuadra favorite, Dortmundi po i shokon tifozët e saj por jo vetëm, shkruan GazetaBlic.

Gurmanët e futbollit botëror kanë mbetur të befasuar pas këtij fraksioni, ku mysafiri, që momentalisht gjendet në vendin e fundit me vetëm katër pikë të arkëtuara, i shënoi milionerëve, plot tri gola.

Mamba me dy gola dhe Holtman me një sosh fare në fund të fraksionit, mjaftuan që udhëtuesit të kenë epërsi të jashtëzakonshme në “xhep”.

Gjithsesi, mbetet të shihet deri në fund nëse do t’ia arrijnë qëllimit, që edhe ta mbajnë atë.

/GazetaBlic/

11/22/2019 22:52

Ky është goli i Dortmundit në minutat e fundit që ngriti në delirium tifozët vendas