Sporti

Tifozët e Barcelonës me një koreografi fantastike për Iniestan

05/16/2018 15:46
nga:Lorik J

Barça vazhdon të punojë për ndeshjen e fundit të sezonit.

Barcelona do të takohet me Real Sociedadin e Adnan Januzajt të dielën me fillim nga ora 20:45, shkruan GazetaBlic

Iniesta do të zhvillojë ndeshjen e fundit në Camp Nou dhe tifozët kanë menduar që t’i kushtojnë mesfushorit një natë të paharrueshme.

Klubi ka përgatitur një koreografi gjigande me fjalën ‘Infinit Iniesta’ në stadiumin Camp Nou.

Iniesta ka kaluar 22 vite në Barcelonë, 16 prej tyre në ekipin e parë të katalunasve.

Barcelona ka fituar La Ligan dhe Kupën e Mbretit këtë sezon – andaj tifozët e ekipit të Valverdes do të shkojnë në stadium vetëm për të shijuar ndeshjen e fundit dhe për t’i dhënë një përshëndetje sa më të mirë kapitenit të tyre.

Andres Iniesta do të largohet nga Barcelona pas 32 titujve të fituar.

Mediat spanjolle kanë zbuluar koreografinë e tifozëve të Barçës për ndeshjen e fundit.

/GazetaBlic/

 

05/27/2018 09:33

Kjo nuk pritej, legjenda e Barcelones, Carles Puyol vjen me deklaratë “bombastike” pasi që Reali e fitoi titullin e 13