Sporti

Tifozët anglezë që nuk siguruan bileta, ndeshjen do ta përcjellin nga Pallati i Rinisë dhe Kulturës

11/17/2019 17:47
nga:M K

Ka mbetur më pak se një çerek ore deri në fillim të ndeshjes historike, Kosovë – Angli.

Takimi, rezultati i së cilës pritet të jetë në plan të dytë për shkak të humbjes së gjasave nga kualifikimet e rregullta për njërën kombëtare dhe kualifikimit në EURO të së dytës, kjo sfidë po pritet me mjaft entuziazëm, shkruan GazetaBlic.

Kosova, ka qenë emërues i përbashkët i mediave më të mëdha botërore, për shkak të mikpritjes fenomenale. Ndërkaq, në Prishtinë është vërejtur një numër i madh i tifozëve mysafirë, madje edhe nga ata që nuk siguruan bileta.

Në një foto nga afër stadiumit, shihet sesi tifozët mysafirë kanë krijuar një mini-tribunë afër “Pallatit të Rinisë dhe Kulturës”, ku nga aty shihet një pjesë e stadiumit.

Dëshirojnë që mos ta humbin këtë ndeshje, pavarësisht faktit se nuk arritën të sigurojnë bileta.

/GazetaBlic/

01/17/2020 20:27

FFK s’e raporton humbjen turpëruese të Kosovës U17 nga Tanzania