Sporti

Tifozët anglezë në Prishtinë: “F**k Serbia” dhe “Serbinë e rrahin kudo që shkon”

11/16/2019 23:25
nga:M K

Ka nisur festa në Prishtinë.

Tifozë të Anglisë dhe Kosovës janë duke festuar së bashku në Prishtinë, një ditë para ndeshjes së madhe në futboll në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Pritja e ngrohtë që kosovarët u kanë bërë anglezëve, i ka pushtuar ata tërësisht dhe janë duke kënduar nëpër lokale të Prishtinës.

Gjatë festës me tifozë kosovarë, fansat anglezë dëgjohen edhe duke kënduar “F**k Serbia” si dhe “Serbinë e rrahin kudo që shkon” shkruan Express, përcjellë GazetaBlic.

Tifozët anglezë gjatë gjithë ditës kanë qenë të befasuar me mikpritjen që u kanë bërë kosovarët, duke shprehur përvojën e tyre 24 orësh në rrjetet sociale, e nëpër televizione të ndryshme.

Ata kanë premtuar se tani e tutje, do ta vizitojnë më shpesh Kosovën.

12/11/2019 07:22

Josep Borrell ju shkruan letër ministrave të BE-së për Kosovën