Sporti

Tifozët anglezë festuan para kohe, bëjnë tatuazhe Kupën e Botës

07/12/2018 23:03
nga:Gazeta Blic

Kroacia ka mposhtur Anglinë në gjysmëfinalen e Kupës së Botës ditën e mërkurë, duke prishur ëndrrat e anglezëve që donin të sillnin në shtëpi trofeun që pas 1966-ës.

Gjithsesi, disa tifozë kanë qenë aq të sigurt për fitoren e trofeut sa që kanë bërë tatuazhe të triumfit – përpara se kombëtarja e tyre të dështojë edhe njëherë.

Një tifoz ka bërë tatuazh ekstrem me fytyrën e Harry Kane dhe titullin “Fituesit e Kupës së Botës”.

Një tjetër tifoz ka bërë tatuazh Kupën e Botës ndërsa një tjetër frazën e famshme “It’s coming home”.

Por askush nuk ka bërë tatuazhin më të bukur se tifozi që ka vendosur Harry Maguire në gjoks.

Mbrojtësi në fakt e ka parë tifozin me tatuazh dhe i ka dhënë një fanellë të firmosur.

 

10/15/2018 20:02

Formacionet zyrtare: Spanjë – Angli dhe Islandë-Zvicër