Lajme

A do t’i futet Valdete Daka politikës? Ja çfarë thotë ajo

07/07/2017 18:46
nga:Gazeta Blic

Kryetarja e KQZ, Valdete Daka ka thënë se nuk e ka ndërmend që t’i futet ndonjëherë politikës.

Madje ajo në Info Magazine të Klan Kosovës ka thënë se këtë dëshirë e ka humbur sidomos në zgjedhjet e fundit të 11 qershorit.

 ‘Asnjëherë nukk kam pasur dëshirë, tash e kam humbur tërësisht pas këtyre zgjedhjeve’, ka thënë ajo.

Ajo ka treguar se do të vazhdojë si gjykatëse dhe do ta mbajë këtë profesion.

‘Me gjithë respektin pë ata që merren me politikë, unë jam gjykatese dhe do të vazhdojë ta mbajë’, ka shtuar Daka.

Ndërsa ka treguar se nëse nuk do të ketë ankesa, rezultatet e zgjedhjeve do të certifikohen nesër.

03/16/2020 19:19

Elshani: Ministri Vitia rrezikoi qytetarët e Podujevës