Lajme

“T’i bëhem krah Ramush Haradinajt”, Sali Rexhaj i bashkohet AAK-së

12/07/2025 18:11
nga:Genita C

Analisti politik Sali Rexhaj ka njoftuar se i është bashkuar listës së AAK-së për zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Përmes një postimi në Facebook, Rexhaj ka thënë se iu bashkua kësaj partie sepse, sipas tij, aty ka njerëz me merita të mëdha për lirinë, pavarësinë dhe shtetndërtimin e Kosovës.

Ai thekson se rikthimi i tij në politikë, pas 30 vjetësh, nuk lidhet me ambicie personale, por me dëshirën për të qenë krah i kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinajt.

“Që të jap kontributin tim në kuadër të AAK-së për largimin e Kosovës nga agjendat serbe e ruse, ku e kanë fut Albin Kurti e VV-ja. Këtë hap e kam marrë me përkrahjen e familjes dhe rrethit tim të ngushtë dhe të gjerë të njerëzve të cilët i njoh me dekada. Ka ardh koha që të bashkohemi si në vitet ’90, për ta rikthyer Kosovën në rrugën drejt BE-së, NATO-s e ShBA-së”, ka shkruar Rexhaj.