Usain Bolt mban rekordin për sprintin më të shpejtë në 100 metra – 9.58 sekonda, dhe asnjë vrapues nuk ka mundur ta thyejë këtë rekord deri më sot.
Megjithatë, një 31-vjeçar nga Afrika e Jugut arriti të thyejë një nga rekordet e shumta që mbante Bolt.
Akani Simbine arriti të vazhdojë serinë e vrapimit nën 10 sekonda në 11 gara, gjë që ndodhi në Lojërat e Parisit, ku ai përfundoi i katërti, por arriti të fitonte argjendin në stafetë.
Megjithatë, koha më e mirë e Simbine është 9.82, që është shumë larg nga rekordi i Bolt.
/GazetaBlic Sport


