Lajme

Thyerja ndërmjet Thaçit e Veselit për Gjykatën Speciale – Kujt po ia mban anën Hajredin Kuçi?

01/12/2018 11:37
nga:Diamant Bajra

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Hajredin Kuqi është treguar indiferent ndaj dallimeve në qëndrime të Presidentit Hashim Thaçi dhe Kryeparlamentarit Kadri Veseli, karshi Gjykatës Speciale.

I kontaktuar nga “Gazeta Blic” lidhur me tërheqjen e Veselit nga bashkëinciativa me Thaçin e Kryeministrin Ramush Haradinaj, për shfuqizimin e Ligjit për Gjykatën Speciale, Kuqi ka refuzuar të deklarohet  rreth kësaj çështje me arsyetimin se nuk mban rolin e njëjtë që e kishte më herët në PDK.

“Nëse bën të pysni vetë ata ose zëdhënësin e partisë. Unë nuk e kam ndërmend njëherë që të pozicionohem në emër të PDK-së, për këto çështje është zëdhënësi i partisë, zëvendëskryetari i PDK-së, sekretari i PDK-së e të tjerë. Unë nuk e kam rolin që e kam pasur më herët në PDK”, u shpreh ai.

Ndërkaq i pyetur lidhur me zërat që kanë filluar të përpahen në opinon rreth krijimit të një partie të re nga ana e Presidentit Thaçi, pas përfundimit të mandatit të tij, Kuqi mohon të ketë dëgjuar më parë një informatë të tillë, megjithatë ai këmbëngulë se do të qëndroj edhe më tej në PDK.

“Prej teje po dëgjoi për këtë inciativë dhe për mua e vetmja parti është PDK-ja. Kam pasur takime me Thaçin por asnjëherë nuk me ka thënë një gjë të tillë.  Apsulutisht nuk qëndroi në parti të tjera kërkund”, tha Kuqi.

E tërheqja e kryetarit të PDK-së në lidhje me shfuqizimin e Gjykatës Speciale e ka rebeluar presidentin e vendit.

Të paktën kështu kanë bërë të ditur burime të “Gazeta Blic” brenda Qeverisë së Kosovës, ku pas tërheqjes së Veselit, ish- kreu i PDK-së, Thaçi e ka quajtur tradhti këtë veprim.

“Tërheqja e Veselit për Gjykatën Speciale ka bërë që të ndodhë edhe thyerja e madhe ndërmjet dy krerëve të vendit. Thaçi e ka konsideruar si tradhti këtë tërheqje”, theksojnë këto burime.

“Luli” dhe “Gjarpri” që ishin të pandashëm në luftë dhe pas saj, duke qenë edhe dy njerëzit kyç të Partisë Demokratike të Kosovës, duket se më nuk do të jenë si më parë.

I pari i PDK-së përmes një kolumne ka njoftuar se ai nuk do të insistoj në shfuqizimin e Gjykatës Speciale, që filloi ditën e 22 dhjetorit, me iniciativën e shoqatave të dala nga Lufta e UÇK-së, dhe e proceduar në Kryesi të Kuvendit përmes nënshkrimeve të 43 deputetëve.

Kjo iniciativë për shfuqizimin e Gjykatës Speciale nxiti reagime të fuqishme ndërkombëtare, të cilët akuzuan presidentin Hashim Thaçi, kryeministrin Ramush Haradinaj dhe kreun e Kuvendit për tradhti ndaj bashkësisë ndërkombëtare.

Ambasadori amerikan Greg Delawie kishte thënë se kjo ishte një thikë pas shpine ndaj Amerikës.

Ndërkohë reagime shumë të ashpra pati edhe nga shoqëria civile për këtë iniciativë.

Kuvendi i Kosovës më 3 gusht të vitit 2015 pati miratuar me procedurë të përshpejtuar Ligjin për Gjykatën Speciale. Miratimi ishte bërë me shumicë votash, por pa pjesëmarrjen e partive të opozitës, të cilat atë kohë i bojkotuan punimet e Kuvendit./Gazeta Blic/

 

09/22/2018 16:54

Veseli flet për mediat gjermane: Nuk do të ketë ndarje të Kosovës