Sporti

Thomas Meunier në fund të edicionit largohet nga PSG’ja, pritet nënshkrimi me Dortmundin

03/26/2020 10:38
nga:M K

Thomas Meunier do të largohet në fund të këtij edicioni nga skuadra ku po kalon tashmë vitin e katërt.

Mbrojtësi belg nuk ka arritur akordin e rinovimit të kontratës me kampionët francez, teksa duket se ka arritur marrëveshje në parim me Dortmundin, përcjell GazetaBlic.

Me skuadrën nga “Signal Iduna Park” ai pritet të përfitojë afro 50 milionë euro për katër vitet e ardhshme.

Sipas ESPN ai dëshironte rinovim, por që klubi ka vendosur ndryshe.

Përfaqësuesi i kombëtares nga Beneluski zbarkoi në “Parkun e Princave” më 2016.

Ky pritet të jetë vetëm njëë nga largimet e shumta që pritet të ndodhin te PSG’ja, pasi tanimë në listën e largimeve veçse janë vendosur Edinson Cavani e Thiago Silva.

/GazetaBlic/

07/03/2018 12:56

Mbrojtësi i Belgjikës: Nuk di si ta ndal Neymarin