Lajme

Thirrjet që lajthitën qytetarët e Kosovës

03/24/2020 07:38
nga:E Sh

Dje, Qeveria e Kosovës ka miratuar në mbledhjen e saj virtuale pikën përmes së cilës kufizohet lëvizja e qytetarëve.

Sipas kësaj pike nga nesër qarkullimi ndalohet nga ora 10:00 e mëngjesit deri në orën 16:00 dhe nga ora 20:00 deri në 06:00

I menjëhershëm ishte reagimi i Presidentit Hashim Thaçi. Ai në një konferencë vonë në mbrëmje ka thënë se vendimi i Qeverisë së Kosovës për kufizim të lëvizjes së lirë është anti kushtetues.

“Ka shkelje të të drejtave të njeriut, as policia, as organet e sigurisë nuk kanë obligim ta respektojnë këtë vendim anti kushtetues. Ky vendim nuk ka efekt juridik. Do t’i drejtohem Gjykatës Kushtetuese nesër. Thirrja ime është që qytetarët të rrinë në shtëpi edhe më shumë se që kanë qëndruar”, ka thënë Thaçi.

“Është urgjente që Qeveria ta tërheqë këtë vendim anti kushtetues dhe të rrezikshëm për institucionet dhe shoqërinë kosovare. Ky vendim nuk është për mbrojtje të qytetarëve. Në rrethana të tilla vendim mund të marrë vendim vetëm Kuvendi, as Presidenti as Qeveria”.

“Thërras qytetarët që të rrinë në shtëpi. Thirrja ime është që njerëzit të rrinë në shtëpi – vetëm në shtëpi. Sjellja anti kushtetuese e Qeverisë nuk është thirrje për dalje në rrugë”.

Thaçi ka thënë se vendimet e Qeverisë janë puro politike.

“Shkelja kushtetuese do të ketë ballafaqim me Gjykatën Kushtetuese. Kujdesuni për veten që të mos përhapet Koronavirusi. Thirrja ime është që të rrini edhe më tepër në shtëpi, të rritet kujdesi. Vendimet e Qeverisë janë puro politike për të shpëtuar lëkurën e vet. Ky është vendim shumë i rrezikshëm për demokracinë edhe për qytetarët”.

Qeveria e Republikës së Kosovës dje ka aprovuar kërkesën e Ministrisë së Shëndetësisë për ndërmarrjen e masave për parandalimin dhe kontrollin e përhapjes së virusit COVID-19 si në vijim:

I. Ndalohet qarkullimi i qytetarëve dhe automjeteve private nga 24 mars 2020 gjatë orës 10:00 – 16:00 dhe prej orës 20:00 – 06:00, përveç për nevoja mjekësore, prodhim, furnizim dhe shitje të mallrave esenciale (ushqim dhe barna për njerëz dhe kafshë/shpezë), dhe për shërbime dhe aktivitete që ndërlidhen me menaxhim të pandemisë (menaxhmenti dhe personeli esencial qeveritar dhe komunal nga këta sektorë: shëndetësi, siguri dhe administratë shtetërore);

II. Mundësohet qarkullimi i lirë për operatorët ekonomik të klasifikuara si me të rëndësishme sipas kodeve NACE që Ministria e Ekonomisë, Punës, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike lejon të operojnë në këtë periudhë emergjente lidhur me pandeminë COVID -19, si dhe transporti i lirë i mallrave/shërbimeve për të siguruar funksionimin e zinxhirit të furnizimit;

III. Lëvizjet në rrugë bëhen jo më shumë se nga dy persona së bashku dhe gjithmonë duke mbajtur distancën dy metra me të tjerët;

IV. dnepropetrovsk.natashaescort.com Ndalohen tubimet në të gjitha mjediset — private dhe publike, të hapura dhe të mbyllura — përveç kur është e domosdoshme për të kryer detyrat e punës për parandalim dhe luftim të pandemisë, si dhe ku lejohet distanca dy metra me të tjerët. Në rast të vdekjeve, në varrim mund të marrin pjesë vetëm anëtarët e ngushtë të familjes së të vdekurit dhe personat që kryejnë shërbimin e varrimit;

V. Obligohen Institucionet e Qeverisë së Republikës së Kosovës të ndërmarrin veprimet e nevojshme për zbatimin e këtij Vendimi.

VI. Vendimi hyn në fuqi ditën e nënshkrimit

09/30/2020 23:38

Haxhiu: Kurti s’kishte guxim të shkojë në Shtëpinë e Bardhë edhe pse kishte ftesë