Lajme

Thirrja e historianit shqiptar: Jo, Manastiri i Deçanit por Kisha e Deçanit!

03/15/2024 09:15
nga:Y I

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, njoftoi se Qeveria e Kosovës  i ka dhënë të drejtë Agjencionit Kadastral që ta zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për Manastirin e Deçanit.

Kurti tha se kjo është bërë për shkak se zbatimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese, që kërkon transferimin e 24 hektarëve tokë te Manastiri i Deçanit, do të ishte vendimtar për aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës, gjatë Asamblesë Parlamentare të këtij institucioni.

“Qeveria e Kosovës i ka dhënë të drejtë sot Agjencionit Kadastral që ta zbatoj vendimin e Gjykatës Kushtetuese, ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla i ka dërguar notë verbale Këshillit të Evropës, më 22 mars është mbledhja e jashtëzakonshme atje, në prill asambleja parlamentare dhe në fund të majit këshilli i ministrave që vendos për anëtarësimin tonë”, tha Kurti raporton Gazeta Blic.

Në lidhje me këtë çështje dhe si e ka parë vendimin e kryeministrit Kurti ka folur më gjerësisht për “Gazeta Blic”  historiani i Mesjetës, Nue Oroshi.

Oroshi tha se me një vendim të tilë, Kurti, është rënditur në radhën e kryeministrave paraprak që bëjnë pazare në dëm të shtetit të Kosovës.

Ai tutje tha se ai nuk është Manastiri i Deçanit por kisha e Deçanit dhe se e njëjta është kishë katolitke shqiptare.

“Fillimisht dua të them se me këtë vendim kryeministri Kurti është renditur në radhën e kryeministrave paraprak që tash e me shumë se dy dekada po bëjnë pazare të dhimshme në dëm të shtetit të ri të Kosovës. Kisha e Deçanit e jo Manastiri i Deçanit është kishë katolike shqiptare” tha Oroshi për “Gazeta Blic”.

Historiani Oroshi tregon se kishën e Deçanit dhe kishën e Deviçit, deri në fillim të shekullit XX, i ka ruajtur fisi i Gashit dhe në meshë shkonin shqiptarë me plisa të bardhë.

Ai tregon se kisha e Deçanit është marrë me dhunë në mes të viteve 1911- 1913.

“Atë kishë si dhe kishën e Deviçit deri në fillim te shekullit XX, i kanë ruajtur fisi i Gashit dhe aty në meshë kanë shkuar shqiptarët me plisa të bardhë. Kjo kishë është marrë më dhunë në mes të viteve 1911- 1913 ku nga nëntori i vitit 1912 e deri në fund mars të vitit 1913 u vranë dhe u masakruan nga Serbia 25.000 shqiptarë , ku u djegën edhe në turra drush, kjo masakër ndodhi në teritorin e Kosovës së sotme, Maqedonisë së sotme, Malit të Zi, Lumës, Mirditës, Dibrës e deri në Durrës për të realizuar planët dhe ëndrrat e vjetra serbe për të pas dalje në detin shqiptarë. Vlenë të theksohet se këto masakra kanë ardhur edhe më përkrahjen e Perandorisë Osmane ku pas rënies se Konstantinopojës 1454 bëhet një marrëveshje në mes të perandorisë osmane dhe kishës ortodokse ruse për të drejtat e ortodoksve brenda Perendorisë Osmane. Kjo marrëveshje e ka dëmtuar historikisht çështjen shqiptare sepse turqit dhe rusët i ndanë sferat e interesit për ti asimiluar shqiptarët. Hapi i parë ishte kthimi me dhunë ne islam dhe në ortodoks. Po e përmendim vetëm një fakt ku më 7 mars të vitit 1913 vritët me bajonetë atdhetari At Luigj Palaj në Janosh të Gjakovës ku ishin të lidhur edhe qindra shqiptarë katolikë që me anë të presionit dhe vrasjeve të kalojnë në ortodoksizem dhe të asimilohen në serb” tregon Oroshi në një intervistë dhënë për “Gazeta Blic”

Ai tutje shprehet se është fat i keq për Kosovën që asnjë qeveri që nga paslufta nuk ka arritur t’i shfuqizojë vendimet e Millosheviqit të marra gjatë viteve 1989-1999.

Oroshi tha se kryeministri Kurti do të duhej të konsultohej me historianët e mesjetës në lidhje me këtë çështje.

“Fati i zi është se asnjë parlament dhe qeveri deri tash në Kosovën e pasluftës nuk ka arritur që të shfuqizoj vendimet e kriminelit Millosheviq të marra gjatë viteve 1989-1999. Është e dhimshme se si në këtë drejtim Akademia e Shkencave të Kosovës nuk e ka asnjë projekt të gatshëm kombëtar për Kosovën. Në anën tjetër Kryeministri Kurti është dashtë të konsulltohet më historianët e Mesjetës në Kosovë ku kemi katër apo pesë historianë brilantë që kishin mujtë më e këshillu kryeministrin në këtë drejtim”

Historiani Oroshi tha se Qeveria e Kosovës duhet të përgatisë një projekt që ti kthej kishat e uzurpuara nga Serbia, Ipeshkvnisë së Kosovës.

Ai pati edhe një këshillë për të gjithë që tani e tutje mos të quhet Manastiri i Deçanit por Kisha e Deçanit.

“Është detyrë e Parlamentit të Republikës se Kosovës që të mblidhet urgjent dhe ti shfuqizoj të gjitha vendimët që i ka marrë pushteti i kriminelit Millosheviq gjatë viteve 1989-1999 në dem të Kosovës. Kurse Qeveria e Kosovës duhet ta përgadisë një projekt dhe të bashkpunon ngushtë me Historianët e Mesjetës Shqiptare që ti kthej kishat e uzurpuara nga Serbia, Ipeshkvnisë së Kosovës. Në të kundërten nese nuk bëhen këto gjëra atëherë politikanët tanë vetëm se do të jenë shërbyes të marrëveshjeve të hershme në mes të perandorisë osmane dhe kishës ortodokse ruse për demtimin e çështjes shqiptare duke ju falë kishat tona katolike serbeve dhe më këtë ata të argumentojnë të drejtën historike të tyre në Kosovë që është një gënjeshtër e sërbeve, ku në faktë është e drejtë historike që serbët e kanë vjedhur dhe grabitur prej shqiptareve.Kam edhe një vërejtje në formë të këshillës për të gjitha mediumet shqiptare, që tash e tutje mos të quhet Manastiri i Deçanit por Kisha e Deçanit.Nuk kanë thënë kot të parët tanë se mallin e shkretë e hanë kuajt e vërbërt” tha Oroshi në intervistën e tij dhënë për “Gazeta Blic”

Nue Oroshi, Historian i Mesjetës!

/Gazeta Blic/

Kurti: I kemi kërkuar Agjencisë Kadastrale ta zbatojë vendimin për Deçanin