Në prag të finales Argjentinë-Francë, që do të zhvillohet nesër, disa fjalë për arritjen në 2 finale rradhazi të “gjelave” i ka thënë dhe legjenda e sulmit francez, Thierry Henry.
Henry është shprehur me nota lavdëruese ndaj Deschamps, teksa e ka konsideruar teknikun 54-vjeçar, si të “bekuar nga perënditë”.
“Sa i përket Didier Deschamps, është e rëndësishme që ai të fitojë. Gjithçka tjetër është e pakuptimtë. Nuk e di si e bën. Ka disa njerëz që janë “bekuar nga perënditë”, nuk e di. Por në çdo rast, Didier Deschamps është gjithmonë aty kur vjen puna për të fituar”,- tha ish-sulmuesi i Francës. /abcnews.al