Lajme

Therret me thikë një person në Çagllavicë, policia fillon hetimin e ngjarjes

03/02/2021 16:56
nga:Sh Xh

Një person rreth orës 13:30 është therrur me thikë.

Ngjarja ka ndodhur në Çagllavicë dhe policia ka filluar hetimin për zbarjdhjen e rrethanave.

Rastin për Gazeta Blic e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti.

Rreth orës 13:30 policia ka marrë informatën për një person i cili ka kërkuar ndihmën mjekësore në QKUK për shkak të lëndimeve nga një mjet i mprehtë. Dyshohet që ngjarja të ketë ndodhur në fshatin Çagllavicë. Policia menjëherë ka filluar me trajtimin e të gjitha informacioneve që ndërlidhen me rastin dhe aktualisht ka nisur një hetim me qëllim zbardhjen e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.”, deklaroi Ahmeti për Gazeta Blic.

Prokuroria: Gruaja e “Sandokanit” dhe një zyrtar tjetër i shkaktuan 130 mijë euro dëm buxhetit