Lajme

Therje pas një mosmarrëveshjeje në komunikacion në Prishtinë, arrestohet i dyshuari

12/09/2025 09:08
nga:G B

Një incident është raportuar dje (e hënë, 8 dhjetor) rreth orës 12:30 në kryeqytet, ku një mosmarrëveshje në komunikacion ka përfunduar me therje.

Policia ka njoftuar se ka arrestuar një të dyshuar, mashkull kosovar, i cili dyshohet se ka goditur me mjet të mprehtë – thikë – një person tjetër, po ashtu mashkull kosovar.

Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka marrë tretman të menjëhershëm mjekësor.

Ndërkohë, policia ka konfiskuar thikën që dyshohet të jetë përdorur në rast.

I dyshuari, pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.