Lajme

Theresa May arrin të konfirmohet kryeministre e Britanisë!

06/30/2017 06:36
nga:Gazeta Blic

Qeveria konservatore e Theresa May, mori votëbesimin e Parlamentit falë mbështetjes së ultra konservatorëve irlandezoverior të DUP-së. Me 323 vota pro, deputetët e dhomës së Komunave miratuan programin legjislativ të Theresa May, kurse 309 deputetë e votuan kundër.

E kritikuar edhe në kampin e vetë, May i rezistoi thirrjeve të shumta për dorëheqje që prej rezultateve të dobëta në legjislativet e 8 qershorit. Ajo bëri kërkesë për zgjedhjet e parakohshme me bindjen se do të fitonte ndjeshëm, por përfundoi të humbiste maxhorancën absolute që kishte, por në fund arriti të krijonte qeverinë.