Sporti

“Theo Hernandez nuk do të largohet nga Milani”

01/21/2020 15:18
nga:Lorik J

Agjenti i Theo Hernandez, Manuel Garcia thotë se mbrojtësi i Milanit nuk do të largohet nga “San Siro”.

Theo Hernandez po zhvillon paraqitje mbreslënëse me Milanin dhe deri më tani ka realizuar gjashtë gola në të gjitha kompeticionet, me ç’rast dhe vlera e tij është rritur nga 20 milionë në 50 milionë euro, shkruan GazetaBlic.

Pas paraqitjeve të mira me Milanin, klubet e mëdha evropiane po vëzhgojnë lojtarin, por agjenti i tij thotë se Hernandez nuk e ka ndërmend të largohet nga ‘Rossonerët’.

“Ai do të qëndrojë atje ku është,” tha Garcia për Corriere della Sera.

“Milani është vendi i duhur për të, Theo duhet të rritet dhe tani ai është në ekipin ideal për ta bërë këtë”, përfundoi ai.

/GazetaBlic/