Sporti

“The Lion King”, Mirlind Daku i jashtëzakonshëm, dy ndeshje – gjashtë gola!

09/23/2020 19:07
nga:Lorik J

Mirlind Daku është lojtari më në formë në edicionin e ri të Superligës së Kosovës.

Në dy ballafaqimet e para të edicionit 2020/21, Mirlind Daku ka realizuar gjashtë gola, duke treguar formë mbresëlënëse, shkruan GazetaBlic Sport.

Daku e filloi shkëlqyeshëm edicionin e ri duke realizuar hat-trick në fitoren ndaj Besës, që skuadra e tij e arriti me rezultatin 1:4.

Në ndeshjen e sotme ndaj Feronikelit, Daku “bombardoi” edhe portën e Feronikelit.

Sulmuesi kosovar realizoi edhe sot hat-trick, duke ndihmuar ekipin e tij ta fitoj derbin me rezultatin 3:2.

Padyshim, Daku është golashënuesi më i mirë në Kosovë në këto dy xhiro të para.

/GazetaBlic Sport/