Një aktivitet shumë interesant i boksit do të mbahet sot në vendin tonë, më saktësisht në Pejë, ku do marrin pjesë disa nga boksierët më të shquar të vendit.
Sot, në Qendrën Sportive “Valon Begolli” në Pejë, do të organizohet mbrëmja ndërkombëtare e boksit me emrin “The Homecoming”, promovuar nga Timy Shala (Simba Sports Boxing) dhe e licencuar nga Federata Profesionale e Boksit të Kosovës.
Në këtë ngjarje do të marrin pjesë disa nga boksierët më të njohur shqiptarë që veprojnë jashtë vendit, ndër ta:
• Lorent Murati
• Kushtrim Veseli
• Dielli Vranoci
• Denis Gashi
• Patriot Behrami
• Valon Gashi
• Luar Aliu, etj.
Ngjarja do të fillojë nga ora 19:00 dhe parashikohet të përmbajë 54 raunde, me ç’rast pritet një mbrëmje e veçantë për sportin e boksit në vend.
/GazetaBlic Sport


