Showtime

The Game nderon Bryant me tatuazh

02/12/2020 22:21
nga:Lorik J

The Game përkujton të ndjerin Kobe Bryant në çdo vend që shkon tash e tutje – reperi ka zbuluar tatuazhin e ri në fytyrë në nderim të legjendës së NBA.

Game e bëri tatuazh numrin tetë dhe autografin e Kobe mbi vetullën e tij të djathtë, i cili simbolizon “Kobe Gjithmonë”.

Reperi i cili ende mban zi për humbjen e ikonës së L.A., ka planifikuar gjithashtu edhe një këngë në nderim të Bryant dhe i ka veshur fanellat e tij gjatë turneut aktual.

Superyjet e NBA, LeBron James dhe Anthony Davis kanë vendosur art të përhershëm në trupin e tyre për nder të Bryant.