Lajme

“Thanë 4+4, por e përfunduan për 44 ditë, dhe lexojmë nga 44 postime në orë kundër njëri- tjetrit”

03/18/2020 18:19
nga:Gazeta Blic

Analisti politik, Adriatik Kelmendi ka reaguar pas thyerjes së koalcionit ndërmjet VV-së e LDK-së, raporton Gazeta Blic.

Ai ka shkruar se këto dy parti kishin premtuar qeverisje 4 vjet plus 4, por që u prishën pa u bërë 44 ditë.

“ Sot, pas rreth 44 ditë qeverisjeje, mund të lexojmë nga 44 postime në orë kundër njëri-tjetrit!”, ka shkruar ai.

Reagimi i plotë:

Thanë, do të qeverisim 4+4 vjet!
Sot, pas rreth 44 ditë qeverisjeje, mund të lexojmë nga 44 postime në orë kundër njëri-tjetrit!
#Ceverid19

Pas shkarkimit nga Kurti, Agim Veliu para mediave shkurt tha se vendimi i Kurtit nuk i ka bërë përshtypje dhe se gjatë mbledhjes do ta jep mendimin e tij se a duhet të qëndroj në koalicion LDK-ja apo të largohet.

“Po ndihem shumë mirë, nuk më ka bërë përshtypje vendimi i Kurtit, në mbledhje do të bisedojmë se a duhet që LDK-ja të qëndron në koalifion apo të largohet, gjatë mbledhjes edhe unë do ta jap mendimin tim lidhur me këtë”, tha Veliu.

Deklarohet Agim Veliu: Shkarkimi nga Kurti nuk më ka bërë përshtypje

 

 

08/08/2020 00:34

Kelmendi: Para një viti VV e LDK betoheshin kurrë me PDK, e sot “Beso se Erdhi Dita” që të dyja e duan PDK-në