Lajme

Thaçit nuk i intereson përjashtimi i Kosovës nga EQAR-i

03/02/2018 21:08
nga:A. R.

Presidenti i vendit Hashim Thaçi, ka injoruar edhe njëherë problemet kryesore më të cilat përballet shteti i tij.

Përjashtimi i Kosovës nga organizata kryesore e BE-së, që vlerëson cilësinë në arsimin e lartë në Evropë, si duket nuk është fakt as brengosës e as shqetësues për Thaçin.
Ai është pothuajse i vetmi që nuk ka reaguar për këtë akt ndëshkues që ju bë vendit, e që lidhet direkt me ndikimet politike në arsim.
Kosova u përjashtua nga Regjistri Evropian për Cilësi të Arsimit të Lartë (European Quality Assurance Register for Higher Education – EQAR) ditën e mërkurë.
Kjo pasi kjo organizatë nuk kishte marrë nga Qeveria e Kosovës arsyet konkrete pse është shkarkuar bordi paraprak i Agjencisë së Kosovës për Akreditim.
Dhe kjo ngjalli dyshime tek EQAR se u bë me ndikime politike.

Bordi i Agjencisë u shkarkua me një urdhër të kryeministrit Ramush Haradinaj, e ekzekutuar nga ministri i Arsimit, Shyqyri Bytyqi.
Përjashtimi i Agjencisë ka alarmuar të gjithë në Kosovë.

Përveç akademikëve dhe shoqërisë civile që e kanë vlerësuar këtë veprim si shkatërrues për arsimin në Kosovë, për këtë gjë kanë alarmuar edhe deputetët e Kuvendit të Kosovës.
Të enjten grupi parlamentar i LDK-së ka dorëzuar kërkesën me 40 nënshkrime të deputetëve për seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës lidhur me përjashtimin që i është bërë Kosovës nga ky institucion.
Vet ministri Bytyqi pas shqetësimeve që u ngiten, u adresua me një fjalim rreth kësaj çështje, duke pohuar se MAShT do të bëjë ankesë lidhur me këtë vendim.
Por në krejt këtë shqetësim, nuk është përfshirë i pari i vendit.
Presidenti Hashim Thaçi, nuk është marrë fare me përjashtimin që shtetit të tij ju bë nga organizata kryesore e BE-së që vlerëson cilësinë në arsimin e lartë.
Arsimi në Kosovë qëndron si mos më keq.
Ndërsa largimi nga një institucion i tillë, shënon regres në rrugën edhe ashtu jo të suksesshme të Kosovës në fushën e arsimit./GazetaBlic/

12/14/2019 15:33

Atdhe Nuhiu e Arijanet Muric në bankën rezervë, Bersant Celina starton nga minuta e parë