Lajme

Thaçit i përgjigjet ashpër edhe Gani Dreshaj pas kërcënimeve ndaj Ramush Haradinajt

10/08/2018 22:21
nga:A. R.

Deklaratat e bëra gjatë ditës së sotme nga Presidenti Thaçi, ku tërthorazi ‘kërcënoi’, kryeministrin Ramush Haradinaj me shkarkim, kanë bërë që të reagojnë disa nga deputetët e Aleancës, shkruan ‘Gazeta Blic’.

Gani Dreshaj, deputeti i AAK-së, në Kuvendin e Kosovës,  ka thënë se puna e madhe që po e bën kryeministri Haradinaj po e pengon dikë. Andaj, edhe po paralajmërojnë rrëzimin e Qeverisë.

Por, Dreshaj publikisht ka siguruar që edhe po të ndodhin zgjedhjet nesër, Aleanca do t’i ketë minimum 15 deputetë në Kuvendin.

‘Gazeta Blic’, ua sjellë reagimin e plotë të bërë nga Gani Dreshaj në ‘Facebook’:

Kryeministër, puna jote e madhe dikë po e pengon. Dikush paska paralajmëru me rrëzimin e qeverisë. Qesharake kjo.

Zotimet tua për krijimin e ushtrisë brenda vitit, dhe shumë punët e bëra brenda disa muajve nuk po i lë rehat, të paahatuarit.

Pra, publikisht po iu siguroi që nesër po të shkojmë në zgjedhje, minimumi 15 deputetë do t’i kemi si parti.

Jemi të qetë e të bindur në suksese, përballë dikujt që i ka humbur udha në oborr.

G.D

11/20/2019 15:26

​Haradinaj: Kosova e gatshme për marrëveshje që rezulton me njohje reciproke