Lajme

Thaçi: Ushtarët e Kosovës janë të gatshëm për ta mbrojtur këtë liri

06/13/2019 14:18
nga:Xheneta Uka

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi sot ka marr pjesë në ceremonin e parakalimit të njësitit të FSK-së në kazermën “Adem Jashari”.

Thaçi që njëherësh është edhe komandant suprem i Forcës së Sigurisë së Kosovës është shprehur teje i kënaqur që Ushtria e Kosovës ka lindur nga dëshira e thellë për liri e barazi, raporton GazetaBlic.

“Ushtria e Kosovës lindi nga dëshira e thellë për liri e barazi. Në këto 20 vjet të lirisë dhe paqes, ne kemi jetuar me mungesën e më të dashurve tanë, me heronj, dëshmorë e martirë të luftës sonë, me heroizmin dhe kujtimet e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, por edhe me përpjekjet për krijimin e ushtrisë së re. Ushtarët e Kosovës janë të mishëruar me dëshirën për liri, por edhe me gatishmërinë për ta mbrojtur këtë liri, për çdo qytetar, në çdo kënd të Kosovës. Kjo forcë e re shumetnike e pasqyron më së miri Kosovën që së bashku e kemi ndërtuar” ka shkruar Thaçi në një postim të tij në Facebook./GazetaBlic/