Sporti

Thaçi u jep kurajo lojtarëve të Feronikelit para ndeshjes kundër Milanit

08/10/2019 15:37
nga:M K

Sot zhvillohet ndeshja miqësore mes kampionit të Kosovës Feronikelit dhe atij të shtatëfishtë evropian, Milan.

Ndërkaq, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e ka vizituar klubin nga Drenasi, për t’i uruar suksese, shkruan GazetaBlic.

Ai përmes faqeve zyrtare të të gjitha rrjeteve sociale të cilat i shfrytëzon, ka ndarë me ndjekësit e tij foton e përbashkët me lojtarët.

“Para ndeshjes me Milanin, takova lojtarët e Feronikelit-kampion i Kosovës në futboll. Sonte, të gjithë me Feronikelin! Shihemi në stadiumin “Fadil Vokrri”. HTH”, ka shkruar Thaçi.

/GazetaBlic/

05/28/2020 22:00

Konjufca: Nuk mundet presidenti e askush tjetër ta eliminojë Kurtin nga skena politike me truqe