Lajme

Thaçi tregon mënyrën se si do ta përmbush idenë e tij për kufijë

03/14/2019 21:32
nga:A. R.

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka thënë se tema për korrigjimin e kufijve do të zgjidhet jashtë poltiikave ditore dhe interesave partiaek.

Ai në Zonën e Debatit ka thënë se për iden e tij zgjidhja e duhur është referendumi për qytetarëtt e Kosovës.

Sipas tij nuk ka asnjë qytetarë në Kosovë që është kundër bashkimi të Luginës së Preshevës me Kosovën

Madje ai ka dhënë edhe shifra duke thënë se është i sigurt se mbi 80% e qytetarëve në referendum do të votonin pro bashkimit me Luginën, shkruan GazetaBlic.

Thaqi ka sqaruar se ky referendum do jetë i obligueshëm ligjërisht për të gjithë qytetarët e Kosovës.

/GazetaBlic/