Lajme

Thaçi thotë se në takimin me Vuçiqin në Washington nuk është diskutuar për kufijtë

03/09/2020 16:46
nga:Norë Kelmendi

Hashim Thaçi, në konferencën e sotme për media, foli edhe për takimin e zhvilluar në Shtëpinë e Bardhë me presidentin serb, Alleksandar Vuçiq.

Ai tha se në atë takim nuk është diskutuar ndryshimi i kufijve, ndërsa tha se e ka për mision bashkëngjitjen e Luginës së Preshevës në territorin aktual dhe të paprekshëm të Republikës së Kosovës.

Presidenti u shpreh se kushdo që ka thënë se nbë atë takim është diskutuar për çështjen e kufijve, janë deklarata të paqëndrueshme dhe për të krijuar konfuzion në opinionin publik.

“Kushdo që i ka përmendur, janë të paqëndrueshme. Janë për të krijuar konfuzion në opinionin publik. Takimi në Washington ka qenë i vullnetit të mirë, i qëllimit të mirë, i një mundësie të re të krijuar nga SHBA-ja, që të dy vendet të fokusohen në zhvillimin ekonomik, për hapje të vendeve të reja të punës e për një të ardhme evropiane. Nuk është diskutuar për substancë, por është shprehur vullnet për normalizimin e raporteve ndërshtetëror që do të shkonte drejt përfundimit të njohjes reciproke. Çdo zgjidhje që mund të arrihet, do të arrihet në kuadër të Kushtetutës së Kosovës”, theksoi Thaçi.

Thaçi në konferencë për media

Thaçi në konferencë për media

Publiée par GazetaBlic sur Lundi 9 mars 2020

Thaçi për dështimin e takimit me Kurtin: Kosova nuk ka kohë ti presë teket e askujt

Thaçi flet për takimet me liderët e partive, e vlerëson lartë atë me Mustafën

 

04/02/2020 14:01

​Thaçi flet për hapat që do të ndërmarrë pas rrëzimit të Qeverisë Kurti