Lajme

Thaçi reagon pas tragjedisë në Minierën e Artanës: Thellësisht i pikëlluar me humbjen e jetës së dy minatorëve!

06/02/2020 13:51
nga:Y I

Pas ngjarjes së rëndë në minierën e Artanës ku humbën jetën dy minatorë ka ardhur reagimi i presidentit Thaçi raporton Gazeta Blic.

Thaçi u ka shprehur ngushëllime familjarëve dhe ka bërë thirrje institucioneve që të kujdesen për të gjithë punëtorët e tjerë.

Postimi i plotë:

Thellësisht i pikëlluar me humbjen e jetës së dy punonjësve në Minierën e Artanës, si pasojë e shembjes së dheut. U shpreh ngushëllime të thella familjeve, të afërmve dhe gjithë kolegëve të tyre.

Institucionet e Kosovës duhet të përkujdesën që punëtorët të jenë gjithmonë të mbrojtur në vendet e tyre të punës! HTH