Lajme

Thaçi: Të zbardhet rasti i vrasjes së Oliver Ivanoviqit, Milan Radojçiç është armik i Kosovës

03/14/2019 22:29
nga:M H

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë që duhet të zbardhet sa më shpejtë rasti i vrasjes së Oliver Ivanoviqt, ai ka thënë që të gjitha pistat çojnë në Serbi, dhe se urdhëri për vrasjen e tij është dhënë nga Beogradi, njofton Gazeta Blic.

“Të gjitha pistat çojnë se ai që ka dhënë urdhër për vrasjen e Oliver Ivanoviqit është nga Beogradi, duhet sa më shpejtë të zbardhet rasti”, tha Hashim Thaçi në Klan Kosova.

Kurse sa i përket një fotografie, të presidentit Thaçit së bashku me Milan Radojçiç, i cili dyshohet së është i përfshirë në vrasjen e Ivanoviqit, ai tha që në Kosovë liderët  bëjnë fotografi së bashku dhe ndodhë shpesh që as nuk e dinë së më kë po fotografohen.

Në fund, Thaçi tha se Milan Radojçiç është besnik i serbëve të Beogradit dhe armik i shtetit të Kosovës./Gazeta Blic../

03/19/2019 10:42

Thaçi: Konferenca e Rambujesë – testamenti për shpalljen e Pavarësisë së Kosovës