Lajme

Thaçi: Të gjithë liderët në Kosovë zëvendësohen, raportet me SHBA’në jo

03/11/2020 10:44
nga:E Sh

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në një konferencë për media është deklaruar rreth paralajmërimeve të fundit të SHBA’së për largimin e trupave amerikanë nga Kosova.

Thaçi deklaroi se kryeministri Kurti nuk iu përgjigj thirrjes së tij për të marrë pjesë në takim për të diskutuar rreth paralajmërimeve të SHBA’së për trupat amerikane.

Ai tha se miqësia me SHBA’në është e pazëvendësueshme dhe se e njëjta nuk duhet të cenohet nga askush.

“Nuk mendojë se qëndrimet e zyrtarëve të SHBA-së, kongresmenëve, senatorëve qoftë njerëzve përreth Trumpi janë qëndrime individuale. Mendojë që ne duhet të jemi shumë koshient dhe të përgjegjshëm dhe të vazhdojmë që të mbesim miq me SHBA’të. Të gjithë liderët në Kosovë janë të zëvendësueshëm. Raportet me SHBA’të janë të pazëvendësueshme. Çdo lider i Kosovës do të shkojë në shtëpi të vet, të pensionohet para kohe se sa të largohen trupat amerikane nga Kosova”, ka deklaruar Thaçi.

05/28/2020 22:00

Konjufca: Nuk mundet presidenti e askush tjetër ta eliminojë Kurtin nga skena politike me truqe