Lajme

Thaçi takon Palmerin, flasin për arritjen e marrëveshjes me Serbinë

02/26/2020 10:55
nga:E Sh

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi po qëndron për vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në kuadër të së cilës  ka zhvilluar edhe një darkë pune me të dërguarin e Departamentit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Mathew Palmer.

Thaçi përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se në këtë takim biseduan për mundësitë e arritjes së marrëveshjes finale me Serbinë.

Presidenti ishte i shoqëruar nga ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku.

Postimi i plotë i Thaçit:

Në një darkë pune me të dërguarin e Departamentit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Mat Palmer, me shefin e Atlantic Council, Damon Wilson, me përfaqësues nga Senati, Kongresi dhe nga institucionet qeveritare në Uashington biseduam për mundësitë e arritjes së një marrëveshjeje finale me Serbinë, e cila do të sjellë njohje reciproke dhe anëtarësim të Kosovës në Kombet e Bashkuara. 

Në një darkë pune me të dërguarin e Departamentit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Mat Palmer, me shefin e Atlantic…

Publiée par Hashim Thaçi sur Mercredi 26 février 2020

03/26/2020 20:56

Thaçi i lumtur për të shëruarin e parë nga Covid-19 në Kosovë: Edhe këtë sfidë do e kalojmë