Lajme

Thaçi takon Komisionerin Hahn: Po presim me të drejtë liberalizimin, i plotësuam kushtet

05/17/2018 10:43
nga:Q F

Hashim Thaçi është takuar edhe me komisionarin e BE-së, Johannes Hahn në kuadër të Samitit të Sofjes.

Në një postim në Twitter, Thaçi ka thënë se në bisedë me komisionerin kanë folur edhe për liberalizimin e vizave, njofton Klan Kosova.

”Me Johannes Hahn në Samitin e Sofias. Bashkimi Evropian është prapa strategjisë së re për zgjerim dhe njerëzit e rajonit janë bashkë me BE-në për të krijuar një partner të ri për përparim. Kosova tani po pret me të drejtë liberalizimin e vizave, pasi ka plotësuar numrin rekord të kushteve, si demarkacioni etj”, ka shkruar Thaçi

 

Të gjithë krerët evropian tashmë kanë arritur në sallën ku po mbahet samiti i Bashkimit Evropian.

Koha momentale po shfrytëzohet për biseda mes krerëve, dhe komisionarëve evropian dhe diskutime të ndryshme.

Nga fotografitë e fundit shihet epresidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, teksa diskuton edhe me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Udhëheqësit e BE-së dhe vendet partnere do të diskutojnë lidhjen rajonale në aspektin e transportit, infrastrukturës, energjisë, infrastrukturës digjitale, arsimit dhe të tjera.

Sesioni po organizohet nga kryeministri Bojko Borisov dhe kryesohet nga Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk.

 

08/21/2018 09:20

Thaçi viziton BIK-un: Kosova është dhe do të mbetet tolerante ndaj besimeve