Lajme

Thaçi takon arbëreshët e Italisë: Jemi krenarë për kontributin tuaj të jashtëzakonshëm

05/06/2019 09:49
nga:Gazeta Blic

Presidenti Hashim Thaçi ka pritur në takim një grup të arbëreshëve të Italisë që po qëndrojnë për vizitë në Kosovë.

Thaçi ka falënderuar ata për kontributin e tyre të dhënë gjatë kohës së luftës.

Sipas tij, shqiptarët në çdo kohë duhet të ndihen krenarë me arbëreshët pasi kanë çfarë të mësojnë nga jeta e tyre.

Është kënaqësi e veçantë që ky delegacion gjendet në Kosovë në këtë kohë kur po shënojmë 20-vjetorin e lirisë dhe çlirimit që ju për të keni dhënën një kontribut të jashtëzakonshëm. Sot ndihem shumë i nderuar që tu drejtohem në këtë takim”.

Shqiptarët në çdo kohë kudo që janë ndihen shumë krenarë me ju dhe kanë shumë çfarë të mësojnë nga jeta puna dhe veprat e juaja sepse ju jeni rrënjët tona të mirëfillta dhe gjeneza jonë. Keni ruajtur gjuhën e të parëve tanë traditat besimin dhe kulturën autoktone”.

Sipas Thaçit tri gjëra i kanë bashkuar arbëreshët e Italisë me shqiptarët e Kosovës, figura e Gjergj Kastriotit-Skënderbeu, Flamuri Kombëtarë dhe Gjuha shqipe.

Ndjehem mirë që sot takoj njerëzit që kanë ruajtur historinë e tyre por i kanë kontribuo shtetit ku jetojnë. Tri gjëra kanë qenë për ju dhe për ne të shenjta si figura e Gjergj Kastriotit Skënderbeu, flamuri kombëtar dhe gjuha shqipe”.

Ju i keni dhënë Lëvizjes Kombëtare shumë, asaj politike dhe kulturore në krye me kolosin e letërsisë Jeronim De Rada. Sot jemi shumë krenarë për kontributin tuaj të jashtëzakonshëm. Ju jeni në shtëpinë tuaj”.

Ndërsa Ministri i Diasporës, Dardan Gashi, tha se këto takime duhet të jenë një fillim i bashkëpunimit që do i ndihmojë Kosovës dhe Shqipërisë drejtë rrugës së Bashkimit Evropian, raporton EO.

Sot arbëreshët për ne kanë një rol të rëndësishëm janë pjesë e popullit tonë i cili është pjesë i Bashkimit Evropian”.

Duhet të jetë një fillim i bashkëpunimit të gjatë që do i ndihmoj Kosovës dhe Shqipërisë drejtë rrugës së BE-së. Shpresoj që do jemi bashkë shumë shpejtë në shtëpinë e madhe të Bashkimit Evropian”.

11/13/2019 14:04

Thaçi: Kraja i dha shumë kinematografisë sonë me talentin e saj dhe ishte shumë e re për t’u ndarë nga jeta