Lajme

Thaçi takohet me Plenkoviqin: Kosova pret që gjatë Presidencës kroate në BE të merret vendimi për liberalizim

01/21/2020 11:30
nga:B. D

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi i cili po qëndron në Davos të Zvicrës, është takuar me kryeministrin kroat, Andrej Plekoviq.

“Në kuadër të Forumit Ekonomik Botëror në Davos takova Kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkoviq. Ne diskutuam për marrëdhëniet e shkëlqyera bilaterale dhe partneritetin strategjik në mes të Kosovës dhe Kroacisë. Kosova pret që gjatë Presidencës së Kroacisë në Bashkimin Evropian të merret vendimi i merituar për liberalizimin e vizave për qytetarët tanë”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

Kujtojmë se më 1 janar 2020, Kroacia mori timonin të kryesojë Presidencën e BE-së, duke pasuar Finlandën.

Në kuadër të Forumit Ekonomik Botëror në Davos takova Kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenković. Ne diskutuam për…

Publiée par Hashim Thaçi sur Mardi 21 janvier 2020

02/27/2020 13:30

Thaçi: Kosova po angazhohet për marrëveshje finale të paqes me Serbinë