Lajme

Thaçi: Takimi me Vuçiqin në Uashington nënkupton kthesë

03/02/2020 21:54
nga:E Sh

Presidenti Hashim Thaçi ka thënë se takimi i sotëm me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq është ftuar nga ambasadori Richard Grenell.

“E rëndësishmë është që ka ndodhur takimi në Uashington aty ku qytetarët e Kosovës e kanë shpresën, besimin dhe optimiznim e sotëm, por edhe për të ardhmen e tyre euro-atlantike tek partneri ynë i përjetshëm dhe strategjik i raporteve speciale mes Kosovës dhe SHBA-së, aty ku besimi i Kosovës është i plotë. Dua të potencoj se kjo do të rritë edhe më tepër besimin institucional, ndërpartiak, por edhe atë qytetar për procesin që po kalojmë në mundësinë e arritjes së marrëveshjes përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë që do të nënkuptonte njohjen reciproke”, ka thënë presidenti në Klan Kosova.

“Takimi i sotëm ka qenë i ftuar nga ambasadori Richard Grenell që është edhe i ngarkuara special për dialogun Kosovë –Serbi. Në takim ka qenë prezent edhe Këshilltar për Siguri Kombëtare”.

Thaçi ka thënë se takimi në fjalë nënkupton kthesë dhe se do të sjellë risi.

“Takimi i Uashington nënkupton kthesë sepse për herë të parë kemi një takim të tillë në historikun e dy vendeve të organizuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Uashington”.

“Natyrisht se kjo do sjellë risi dhe vëmendje nga tërë opinioni publik vendor dhe ai ndërkombëtar, por edhe nga qendrat e tjera mbështetëse të këtij procesi”.

“Pra Shtetet e Bashkuara po e bëjnë atë që të tjerët nuk kanë pasur aftësi, mundësi dhe potencial që ta bëjnë”.

04/06/2020 11:03

Vuçiq shprehet i gatshëm të bashkëpunojë me institucionet e Kosovës në luftimin e koronavirusit