Lajme

Thaçi sot takohet me ambasadorin Delawie

02/13/2018 07:45
nga:M H

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi do të takojë sot ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Greg Delawie.

Nuk është bërë e ditur se çka do të diskutohet në takimin e thirrur për në orën 09:00, e që do të zhvillohet në Presidencë

Kujtojmë se Delawie në vazhdimësi u ka bërë thirrje deputetëve të Kuvendit të Kosovës që sa më parë ta ratifikojnë demarkacionin.

Ai po ashtu u kishte bërë të ditur deputetëve të cilët kishin nënshkruar pro shfuqizimit të ligjit për Dhomat e Specializuara, që të kenë parasysh pasojat e këtij veprimi.

Megjithatë, pas tërheqjes së disa nënshkrimeve, Ambasada Amerikane kishte përshëndetur këtë gjest të politikanëve.

 

 

11/18/2018 21:06

Haxhiu: Ka zëra që Thaçi po e kërcënon Haradinajn