Lajme

Thaçi sërish letër Kurtit: Nuk e shfrytëzove të drejtën për formimin e Qeverisë së re

04/22/2020 14:42
nga:Y I

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i ka dërguar letër për të pestën herë kryeministrit në dorëheqje, Albin Kurtit, në të cilën përfundimisht ka konstatuar se me veprimet e tij, Kurti nuk e ka shfrytëzuar të drejtën e tij të propozimit të kandidatit të ri për ta formuar Qeverinë e re.

Thaci ka njoftuar Kurtin se tashmë do të bëjë një konsultim të përbashkët me liderët e partive politike parlamentare për hapat e mëtejmë që do të ndërmerren, në pajtueshmëri me Kushtetutën e Kosovës.

Në këtë letër, Thaci i rikujton Kurtit se në pajtim me mandatin kushtetues të Presidentit të Republikës së Kosovës është përgjegjësi e tij ta ruajë stabilitetin e vendit dhe ta garantojë funksionimin demokratik të institucioneve të Kosovës.

Ndërkohë, Kurti më herët në letrat që i ka kthyer ka kërkuar që pas përfundimit të pandemisë, vendi të shkoj në zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Në anën tjetër, kreu i LDK-së, Isa Mustafa sot ka zhvilluar takime të ndara me liderin e AAK-së, Ramush Haradinaj dhe me atë të Nismë, Fatmir Limaj, për formimin e qeverisë së re.

Pas Ramush Haradinajt, Isa Mustafa u takua edhe me Fatmir Limaj

09/24/2020 09:33

Parashikimi i Shkëlzen Maliqit: Albin Kurti së bashku me Vjosa Osmani nuk marrin më shumë se 40% të votave