Lajme

Thaçi: Selman Vojvoda ra heroikisht në istikamet paqësore kundër policisë dhe ushtrisë serbe

02/20/2020 12:30
nga:Norë Kelmendi

Sot përmes një akademie përkujtimore është duke u kujtuar jeta dhe vepra e dëshmorit Selman Vojvoda në 30 vjetorin e vrasjes së tij.

“Po kujtojmë rënien heroike të studentit Selman Vojvoda, 30 vjet më parë në demonstratat e vitit 1990 në qytetin e Mitrovicës. Siç dihet botërisht një vit para se të binte në krye të përgjegjësive kombëtare duke demonstruar kundër Serbisë, më 1989 Beogradi i Millosheviqit kishte suprimuar kushtetuan e viti 1974 duke e hequr çdo atribut autonom të Kosovës”.

“Bilanci i atyre demonstratave mbyllej me të vrarë, plagosur e të arrestuar. Ky represion shtetit të Serbisë, kishte filluar edhe më herët, por ishte sistematik që nga demonstrata e vitit 1981 nga studentët që u mbështetën nga të gjithë në Kosovë”.

Thaçi ka theksuar se Selman Vojvoda si student kishte lënë librin që t’i bashkohej rezistencës kundër Serbisë, tre dekada më parë.

“Në mesin e atyre njerëzve që treguan vendosmëri, zgjuarsi dhe vizion ishte edhe studenti Selman Vojvoda. Ai dha shembullin më të mirë se si një i ri, la librin dhe doli në ballë të demonstratave. Rënia e tij nuk ishte e rastësishme. Patriotizmin e kishte të frymëzuar nga familja. Selman Vojvoda ra heroikisht në istikamet e rezistencës paqësore kundër policisë dhe ushtrisë serbe”.

“Rënia e Selmanit ka simbolikë të veçantë për Drenicën, Mitrovicën dhe të gjithë Kosovën. Rënia e Selamit ishte mesazhi më i qartë se Serbia nuk do të ndalet. Rënia e Selmanit na mobilizoni, bashkoi dhe pajtoi për të ecur përpara”.

03/30/2020 16:10

PDK tregon nëse kanë pranuar ftesë nga presidenti për takim