Lajme

Thaçi se ka ndërmend të heq dorë nga jeta politike, ja çka po paralajmëron se do të bëjë për herën e tetë!

12/29/2017 22:42
nga:D.I

Presidenti Hashim Thaçi ka folur për mundësinë e kandidimit edhe për një mandat si president i vendit, raporton Gazeta Blic.

Thaçi ka mohuar mundësinë që ai të tërhiqet nga jeta politike, ai ka sqaruar se ka pasur një kërkesë për reformën elektorale.

Sipas tij presidenti në zgjedhjet e ardhshme duhet të zgjidhet nga vota e qytetarit dhe se ai pa dyshim do të dilte fitues.

“Jo unë nuk e kam përmendur tërheqjen time nga politike por kam diskutuar për reformën elektorale ku mendoj dhe besoj që do të ishte në interes që presidenti të zgjidhej drejtpërdrejt nga qytetarët dhe unë kam theksuar se nëse zgjedhja do të jetë e drejtpërdrejt nga qytetarët unë jam i sigurt që do të fitojë”, ka deklaruar Thaçi në rtv21, raporton Gazeta Blic.

Tutje presidenti i vendit ka thënë që ai pasi ka mundur të fitojë në 7 palë zgjedhje në 3 palë zgjedhje nacionale e 3 lokale është i bindur që do të fitojë edhe për herën e tetë por kësaj radhe nga vota e qytetareve dhe jo deputetëve.

“Unë e kam fituar besimin për të udhëhequr më Kosovën në gjashtë palë zgjedhje tri nacionale dhe tri lokale pastaj edhe zgjedhjen time si president i vendit me 2/3 e deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës, prandaj pasi kam fituar shtatë herë besimin e qytetarëve në procese elektorale jam i bindur se edhe herën e tetë do të mund të fitoja bile me lehtësinë më të madhe”, ka thënë presidenti Thaçi, raporton Gazeta Blic.

01/16/2018 13:15

Mogherini bisedon me Thaçin dhe Vuçiqin pas vrasjes së Ivanoviqit, ofron përkrahjen e EULEX-it