Lajme

Thaçi rizgjedhja e Angela Merkel si kancelare, lajmi i mirë për të gjithë

03/14/2018 15:12
nga:Gazeta Blic

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi përmes llogarisë së tij në Facebook, ka përgëzuar kancelaren gjermane, Angela Merkel për mandatin e katërt, raporton Gazeta Blic. 

“Rizgjedhja e saj është një lajm i mirë për të gjithë, sepse përfaqëson një lidership me vlerë për të cilin ka nevojë Gjermania dhe gjithë Evropa më shumë se kurdo tjetër”, ka shkruar ai.

Ja postimi i plotë i Thaçit:

Jam i lumtur që kancelarja Angela Merkel është rizgjedhur për të katërtën herë nga Bundestagu. Rizgjedhja e saj është një lajm i mirë për të gjithë, sepse përfaqëson një lidership me vlerë për të cilin ka nevojë Gjermania dhe gjithë Evropa më shumë se kurdo tjetër. Kosova do të jetë gjithmonë një partnere e besueshme dhe e përkushtuar për të ardhmen e përbashkët evropiane. HTH

12/12/2018 21:19

Ky është momenti epik i presidentit Hashim Thaçi për vitin 2018-të!